Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla " /> Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla "/>

Ora News - Balla: Nëse kam lidhje me 3.4 mln eurot më bëni gjyqin në sheshin "Skënderbej"

2018-06-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla mohon të ketë qoftë dhe një lidhje të vogël me grupin kriminal i cili fshihet pas 3. 4 milionë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit më 24 qershor 2018.

Balla thotë se është gati ti bëhet gjyqi mu në sheshin "Skënderbej" nëse ka qoftë dhe një lidhje të vogël me këtë grup kriminal.

Taulant Balla: "Me përgjegjësinë që i takon çdo përfaqësuesi të popullit, u them të gjithë atyre që më kanë besuar mandatin se kjo akuzë nuk qëndron në asnjë përqindje të saj. Kjo akuzë është nxjerrë nga goja e zotërisë në një moment të papërgjegjshëm në një seancë ku të gjithë qeshnim me përpjekjen donkishoteske kur Basha thoshte se kishte bërë të pamundurën për të ndihmuar Shqipërinë për çeljen e negociatave dhe vazhdoi papërgjegjshmërinë e tij edhe dje e do vazhdojë edhe sot.
Që Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me ndonjërin prej këtyre ju garantoj me përgjegjësi penale, jo vetëm me mandatin e deputetit. Jam gati të më bëhet gjyqi mu në sheshin "Skënderbej" nëse do të ketë qoftë dhe një lidhje të vogël me të."

Unë di lidhjet e Bashes me grupin kriminal

Ndërkohë që paralajmëron se i ka zbuluar disa lidhje Bashës me këtë grup kriminal. Për më shumë ai thotë se do të flasë në seancën plenare të së enjtes

Taulant Balla: Kam nisur të bëj dhe unë disa verifikime dhe i them Bashës se në fund të kësaj i ka ca lidhje me personat e përfshirë në këtë çështje. Nuk i them sot por do i ruaj. Ju garantoj se i kam gjetur disa lidhje me këtë grup kriminal. Pres sot të nxjerrë lidhjet Lulzim Basha thotë që kam unë me këta, ndërsa unë do ia ruaj për të enjten, në seancë plenare disa surpriza. Nuk do e lë me kaq por do ia kthej në mësim ekzemplar.

Pse qesha?

Balla tregoi dhe pse qeshi në seancën e së enjtes së kaluar

"E mora me shaka. Kam qeshur të enjten kam qeshur dhe dje nga ky budalla politikan i cili papërgjegjshmërinë e merr për avantazh" - tha Balla duke shtuar - Kësaj radhe të garantoj se diskretitim e garantuar Lulzim Basha. Saliu bëri gabim që ia la partinë"

Operacioni u dekonspirua

Balla thotë se ka pasur rrjedhje informacioni dhe i kërkon prokurorisë të marrë në pyetje Lulzim Bashën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-nese-kam-lidhje-me-34-mln-eurot-me-beni-gjyqin-ne-sheshin-skenderbej

Free Traffic Exchange