Basha i ashpër me Lu: Mos gënjeni veten, 'peshqit e mëdhenj' janë pranë jush

2018-07-05 1

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për çështjen e Teatrit dhe lidhje me krimin e organizuar. Basha nuk kurseu as ambasadorët e huaj në vendin tonë (indirekt ambasadorin amerikan Donald Lu) kur u shpreh se me deklaratat për "peshqit e mëdhenj" ata po gënjejnë veten. Sipas Bashës, "peshqit e mëdhenj" janë çdo ditë pranë ambasadorëve si dhe në sallën e Kuvendit.

Qëllimi i tij është pastrimi i parave të pista me mënyrën personale, pa përfillur as ligje, e duke përfituar pronën publike. Iu janë njohur pronat por nuk iu kthehen. Hajduti i sëmurë, krimineli me kollare, e gjithë karriera e Edi Ramës është e lidhur me vjedhjen me ndërtuesit të hapësirave publike të Tiranës. Të gjithë e dimë sesi Edi Rama si ministër Kulture zbuloi paranë e madhe që bëhet nga ndërtimi.

Nuk mbeti trafikant droge e kriminel pa i dhënë 20%. Tani si Kryeministër jep leje ndërtimi nga Velipoja në Ksamil. Bashkëqeverisje me krimin. Mos hapja e negociatave është rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Është rezultat i mbrojtjes së Dakos, Balilajt, Habilajt. Zotërinj ambasadorë, mos gënjeni veten, peshqit e mëdhenj janë pranë jush në çdo dalje zyrtare e në Parlament. Rama është një politikan i kapur dhe i korruptuar. Fillimi i të gjitha ndryshimeve është largimi i Ramës.