Report TV - Skandali me pronat në Lezhë, Apeli e lë në ‘arrest shtëpie’, Frrokaj: Jam i zhgënjyer

2018-05-12 0

SHKODER-Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ?arrest shtëpie?. Frrokaj kërkonte detyrim paraqitje, pasi pretendon pafajësi, ndërsa Apeli ka refuzuar kërkesën e tij. Megjithatë Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën, pasi i ka hequr kryebashkiakut mbikëqyrjen policore, ndërkohë që mund ta takojë kushdo në banesë. Gjithashtu, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e prokurorisë për rikthimin në burg të kryebashkiakut. Frrokaj ishte i pranishëm në seancën gjyqësore në Apelin e Shkodrës, ku u shpreh i zhgënjyer me vendimin e gjykatës, që e la në ?arrest shtëpie?.

Jam totalisht i pafajshëm. Akti i marrjes së tokës në pronësi vjen i plotësuar nuk plotësohet nga bashkia. Bashkia nuk ka asnjë informacion për këtë çështje. Unë mendoj se është një përdorim ofendues, jam i zhgënjyer nga prokuroria. Nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria kur unë jam 365 ditë në Lezhë