SHKODER-Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ?arrest shtëpie?. Frrokaj kërkonte detyrim paraqitje, pasi pretendon pafajësi, ndërsa Apeli ka refuzuar kërkesën e tij. Megjithatë Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën, pasi i ka hequr kryebashkiakut mbikëqyrje policore, ndërkohë që mund ta takojë kushdo në banesë. Gjithashtu, Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e prokurorisë për rikthimin në burg të kryebashkiakut. Frrokaj ishte i pranishëm në seancën gjyqësore në Apelin e Shkodrës, ku u shpreh i zhgënjyer me vendimin e gjykatës, që e la në ?arrest shtëpie?.
Jam totalisht i pafajshëm. Akti i marrjes së tokës në pronësi vjen i plotësuar nuk plotësohet nga bashkia. Bashkia nuk ka asnjë informacion për këtë çështje. Unë mendoj se është një përdorim ofendues, jam i zhgënjyer nga prokuroria. Nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria kur unë jam 365 ditë në Lezhë
Kryebashkiaku i Lezhes, Fran Frrokaj
Megjithatë Neshat Fana, avokati i kryebashkiakut të Lezhës u shpreh se do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi Frrokaj duhet që të ushtrojë funksionin.
Unë prisja që gjykata të ndryshonte vendimin dhe të jepte një masë për detyrim paraqitje, pasi kryebashkiaku duhet të ushtrojë funksionin e vet. Jam i bindur se do të shkojmë drejt rekursit në Gjyaktën e Lartë për të hequr masën ?arrest shtëpie?. Është herët për të thënë, por dua të shpresoj të pafajësi.