Ora News - Negociatat me Greqinë, Meta nesër takon Komisionin e Jashtëm

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, do të presë nesër paradite anëtarët e Komisionit të Jashtëm parlamentar, ku do të kërkohet sqarimi i kërkesës së paraqitur prej Ministrit Bushati për plotfuqishmëri në bisedime. Kërkesën për këtë çështje e kanë bërë anëtarët e Komisionit, gjatë diskutimeve me Ministrin e Jashtëm. Pas debateve për paqartësi dhe mungesë transparencë deputetët e opozitës u shprehen se do të kërkojnë sqarime dhe prej Kreut të Shtetit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk do të shkojë në kryesinë e Kuvendit, por të premten në orën 8:15 ka thirrur në Presidencë deputetët e Komisionit të Jashtëm për ti informuar dhe biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes tij dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për ta thirrur në seancë dëgjimore.

Presidenti ende nuk ka autorizuar Ministrinë e Jashtme që të negociojë me shtetin grek kufijtë detar.

Presidenti ka kërkuar më shumë informacion pasi sipas tij në komunikimet e mëparshme Ministria e Integrimit dhe Punëve të Jashtme, nuk ka qenë shterues dhe ka pasur një sërë mangësish në dokumentacion por edhe në përmbajtje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-neser-takon-komisionin-e-jashtem