Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me" /> Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Takimi zgjati pak më shume se një orë dhe mësohet është kërkuar nga shefi i ekzekutivit, por që ishte shtyrë disa herë për shkak të axhendës së kryeministrit.
Takimi u zhvillua në ambientet e Presidencës dhe vjen në vazhdën e konsultimeve për negociatat me Greqinë.
Kreu i shtetit duhet të japë autorizimin për nisjen e negociatave, por Presidenti i ka kërkuar dy herë informacion shtesë ministrit të Jashtëm.
Ndërsa i pyetur sot se kur do t'i japë autorizimin Bushatit, Meta tha se "çdo gjë ka kohën e duhur".
Edhe opozita ka shprehur skepticizëm sa i takon listës me negociatorë si dhe ka akuzuar për spiunazh kolonelin Artur Meçollari.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-takim-me-presidentin-meta