Presidenti Ilir Meta i ka dhënë autorizimi" /> Presidenti Ilir Meta i ka dhënë autorizimi"/>

Ora News - "Deti", Meta i jep plotfuqishmërinë Bushatit për negociatat me Greqinë

2018-05-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë autorizimin ministrit për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati për negociatat me Greqinë për ndarjen e hapësirës detare midis dy vendeve.

Me anë të një njoftimi, Presidenca thekson se i jepet plotfuqishmëria grupit negociator për negocimin e "Projekt marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare?.

Presidenti Ilir Meta i kërkon Ministrisë së Jashtme të përmbushin përgjegjësitë e tyre sipas Kushtetutës.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr.15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit", thuhet më tej.

Ministri Ditmir Bushati i kërkoi zyrtarisht Presidentit Meta marrjen e plotfuqishmërisë për zhvillimin e negociatave më 14 shkurt të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/deti-meta-i-jep-plotfuqishmerine-bushatit-negociatat-me-greqine