Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenit i Republikës Ilir Meta ashtu siç ka paralajmëruar po zhvillon takime konsultative me ish-pararëdhësit e tij
Ditën e sotme, Meta u takua me Alfred Moisiun i cili qëndroi në zyrën e kreut të shtetit për rreth 45 minuta.
Ilir Meta momentalisht po zhvillon një takim me Rexhep Mejdanin, ndërsa pritet që të takojë edhe Sali Berishën. Një ditë më parë, ai u konsultua me Bujar Nishanin dhe Bamir Topin.
Pasditen e djeshme, Bushati i dërgoi një letër Presidentit për ti kërkuar plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.
Kjo kërkesë është e detyrueshme sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2009, e pas marrjes së kërkesës Meta ka vendosur të konsultohet përpara se të procedojë me kërkesën.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatat-me-greqine-meta-konsultohet-me-ish-presidentet