Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zëvendës ministrja e Arsimit Bora Shahini ka sqaruar projektin e fundit të qeverisë dhe ministrisë "Bëjmë detyrat e shtëpisë". Në një lidhje direkte për Ora News, Shahini tha se qëllim i kësaj nisme është që gjendja social-ekonomike mos ndikojë në përgatitjen akademike të fëmijëve.
Shahini shpjegoi se pas përfundimit të zakonshëm të mësimit do të bëhët një orë pushim për të ngrënë, më pas do të jenë tre ore për detyrat e shtëpisë, dy prej të cilave janë të detyrueshëm. Ora e tretë e cila nuk është e detyrueshme do të jetë për aktivitete të tjera ekstrakurrikulare.
Shahini: Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që a mund të shihet që të ofrojmë një shërbim nëpër shkollat tona ku duke zgjatur orarin mësimor ti mbajmë nxënësit në shkollë, ti ndihmojmë ata me detyrat e shtëpisë në mënyrë që të kenë barazi sa i përket arritjeve akademike dhe të mos ketë efekt gjendja e tyre social ekonomike në arritjet akademike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bejme-detyrat-e-shtepise-shahini-dreke-loje-dhe-2-ore-mesim