100 shkolla publike në të gjithë vendin janë bërë pjesë e projektit ?bëjmë detyrat në shkollë". Një ditë e zakonshme për këta nxënës nis në orën 08:00 të mëngjesit me procesin mësimor, për të përfunduar në orën 15:00 për nxënësit e fillores dhe në orën 16:00 për më të rriturit.
Dreka konsumohet në ambientet e klasës, dhe ushqimi është marrë me vete nga fëmijët.
Në përfundim të detyrave të shtëpisë, proces i cili shoqërohet edhe me konsultimet e mësueses për nxënësit që kanë vështirësi, dita vijon me aktivitetet, të cilat janë të programuara por të ndryshme nga klasa në klasë.
Disa zgjedhin të pikturojnë apo luajnë shah. Po ashtu, salla e kinemase është vendi ku të gjithë argëtohen.
Projekti 'bëjmë detyrat' është pilotuar më herët në 5 qarqe të vendit, dhe zv/ministrja e Arsimit na tregon se ai ka rezultuar i suksesshëm.
Mësuesit janë ata që kujdesen për nxënësit e tyre deri në fund të ditës. Projekti 'bëjmë detyrat në shkollë' do të shtrihet shumë shpejt në të gjitha shkollat e vendit.
Tv Klan