Projekti ?Të bëjmë detyrat e shtëp" />
Projekti ?Të bëjmë detyrat e shtëp"/>

Ora News - "Të bëjmë detyrat e shtëpisë", Rama dhe Nikolla ndjekin nga afër procesin në Lezhë

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projekti ?Të bëjmë detyrat e shtëpisë? do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit nëse rezultatet e pilotimit do të jenë pozitive. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishin të hënën në Lezhë, ku ndoqën nga afër këtë proces në shkollën 9 vjeçare ?Besëlidhja?

Lezha është një ndër qytetet e para që nisi implementimin e projektit të Ministrisë së Arsimit ?Të bëjmë detyrat e shtëpisë?.

Një javë më parë Ora Neës ndoqi nga afër zbatimin e këtij projekti, që u lejon nxënësve të kryejnë detyrat e shtëpisë brenda shkollës nën monitorimin e mësuesve.

Të hënën Kryeministri Edi Rama dhe Minsitrja Nikolla ishin në ambientet e shkollës 9 vjeçare ?Besëlidhja?, nga ku ministrja garantoi se pas vlerësimit të arritjeve projekti do të shtrihet në të gjitha shkollat.

Nikolla: Kanë qënë me vullnetin dhe zgjedhje e prindërve që fëmijët e tyre të ishin pjesë e këtij programi ?Bëjmë detyrat e shtëpisë?. Programi ndihmon shumë fëmijët dhe zhduk pabarazinë midis një fëmije, i cili ka mundësi që prindi ta ndihmojë dhe atij që se ka.Është një hap përpara për ta kaluar barrën e cilësisë dhe të përgatitjes dhe gjithçka tjetër, nga familja drejt shkollës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-bejme-detyrat-e-shtepise-rama-dhe-nikolla-ndjekin-nga-afer-procesin-ne-lezhe