Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Projekti pilot "Të bëjmë detyrat në klasë" ka gjetur implementim edhe në Lezhë. Në shkollat 9-vjeçare "Besëlidhja" dhe "Gjergj Fishta" nxënësit do të qëndrojnë përgjatë pasditen në klasë ndërsa do të kenë mundësi të konsumojnë edhe ushqim të shëndetshëm.
Bardhok Pulaj, Drejtori i Arsimit në Lezhë: Do të bëjmë përpjekje që nxënësit të ushqehen në shkollë. Të gjithë nxënësit me përkrahje sociale do të trajtohen nga bashkia për ushqimin, ndërsa për nxënësit e tjerë do të paguajnë prindit.
Vetë nxënësit shprehen entuziastë pasi në këtë mënyrë mund të përfitojnë më shumë njohuri.
Projekti pilot i Ministrisë së Arsimit do të zbatohet në 20 shkolla në 5 qarqe si Tiranë, Korçë, Elbasan, Lezhë dhe Fier. Nëse rezultatet do të jenë positive, projekti do të shtrihet në të gjithë vendin.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-bejme-detyrat-ne-klase-nis-implementimi-i-projektit-pilot-ne-lezhe