Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për shumë njerëz vendosja e një flamuri të huaj krah atij shqiptarë në hyrje apo ballina të bizneseve të huaja në Shqipërië është një rutinë.
Flamujt turq, kinezë, gjermanë e të ngjashëm i gjen kudo në vend në hyrje kompanish. Amerikanët kanë madje me status të veçantë, pasi shpesh nuk është nevoja që të ketë ndonjë lidhje biznesi për t?I mbajtur, italianët më shumë se kaq janë të pranishëm deri edhe në emra dyqanesh. Ndërsa sa herë ka botërorë shqiptarët me flamuj të vendeve të ndryshme, përfshi brazilin, festojnë në rrugë.
Por çfarë ndodh në Mirditë ndryshe nga kjo panoramë e përgjithshme, ku flamujt përzihen e nuk shqetësohet kush?
Mirdita është një rast unik. Ajo I mbijetoi si krahinë autonome pushtimit Osman. Kjo e bëri Mirditë një krahinë të ndryshme thuajse nga gjithë pjesa tjetër e vendit.
Aq e ndryshme ishte Mirdita saqë ajo ishte e nga të paktat krahina të Shqipërisë ku bashkimi I vendit nuk u pa me aq gëzim. Mirditorët madje, për një farë kohe, krijuan një republikë të tyren, që ndryshe nga ajo e Korçës që synoi të ruante qytetin nga aneksimi Grek, synoi një pavarësi të vetën.
Për këtë nuk është e çuditshme revolta.
Megjithatë ajo qe krejt e papritur. Një grup njerëzish u vunë në lëvizje në ditët e fundit të vitit, përmes rrjeteve sociale, dhe qindra u grumbulluan mbi digë.
Gjysmë hëna dhe ylli turk u shembën me rrokopujë e zhurmë në pak minuta, me policinë që bëri thjeshtë vëzhgimin.
Akti u kremtua si patriotizëm në rrjetet sociale, edhe pse jo pak dyshojnë se ai kishte konotacione fetare.
Ai erdhi vetëm një muaj pasi Imami i një xhamie jashtë komunitetit mysliman, Armand Ali, pati bërë një ?fetva? në Facebook ku u thoshte myslimanëve se nuk duhej të festonin ditën e flamurit. Nëse sheh profilet në facebook të protoganistëve kupton se ata po kërkojnë njëri tjetrin për sherr.
Ali dënoi sulmin ndaj flamurit turk. Ai u shpreh se protestuesit dhe Molla ishin ?terroristë katolikë?.
Molla në krahun tjetër vijoi tu përgjigjej të gjithëve. Ai sulmoi ashpër komentet kundër shembjes së stemës turke, ndërsa shpërndau vetë një faqe në turqisht e cila I kishte bërë jehonë një lajmi nga një portal anonym shqiptar, që e cilësonte sulmin ?ekstremizëm katolik?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/reportazh-heqja-e-falmurit-turk-ne-mirdite