SHBA - Valerian Osmani nga Fushë Kosova është një vogëlush çapkën, si gjithë bashkëmoshtarët e tij, por ndryshe nga ata, është i veçantë.
Djaloshi nuk është i vetëdijshëm për këtë fakt, por të tillë e bëjnë sytë e tij. Në syrin e tij të djathtë ka një hijezim, që ngjan me hartën e Kosovës, ndërsa në të majtin - një hijezim që ngjan me shqiponjën dykrenore, simbolin tonë kombëtar.
Valeriani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me prindërit e tij, ndërsa pushimet verore i kalon në Kosovë tek dajat e tij.
Kanë qënë pikërisht prindërit e vogëlushit, që e kanë parë këtë dhuratë të Zotit në syte e fëmijës së tyre dhe, në një intervistë për "Klan Kosovën" e ëma e tij tregon momentet kur zbuluan veçantinë në sytë e vogëlushit.
Nëna e Valerianit shprehet se fillimisht u përballën me mosbesimin dhe çudinë e të gjithëve kur rrëfyen për këtë veçanti të të birit.
Më tej, ajo shtoi se ndoshta ky fakt ka lidhje, sepse familja e tyre është shumë e lidhur me trojet e të parëve, aq sa ata refuzojnë t'i kalojnë pushimet në të tjera vende përveç Kosovës.