Prezantimi nga ana e kryeministrit i p" />
Prezantimi nga ana e kryeministrit i p"/>

Ora News - Debati në "360Gradë", Koka: 'Portali Shqipëria që duam' butafori. Mesi: Deklaratë bajate!

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prezantimi nga ana e kryeministrit i portalit qeveritar "Shqipëria që duam", për gazetarit Bledian Koka është butafori dhe dështim i qeverisjes. I ftuar në "360 Gradë" në Ora News, ai tha se shou me portalin po bëhej në një kohë kur në Vlorë dhe Fier kishte përmbytje. Zëvendëskryeministrja Mesi nuk preferoi të komentonte, duke i konsideruar deklaratat e tij bajate.

Pjesë nga diskutimet:

Koka: Versioni i portalit për Shqipërinëqëduam është konfirmimi real i një dështimi, jo se nuk dini të bëni por nuk doni ta bëni. Ju doni ta merrni shtetin dhe ta kontrolloni. Ju doni të zgjidhni dikë dhe t'i zgjidhni pa radhë problemin.

Nëse e zbërtheni këtë skemë përveç se është butaforike është tërësisht qesharake. Nëse kishte një gjë të mirë në konferencën e djeshme ishte moderimi nga ana juaj, megjithëse jeni zv/kryeministri. Ditën që prezantohej portali Shqipëriaqëduam, një ditë më parë ka ndodhur përmbytja në Fier dhe në Vlorë dhe një ditë më vonë del ushtria dhe ministrat tuaj duke folur për suksese që askush nuk i dinte se kishin ndodhur. Ai portali ishte thjesht për shoun e radhës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debati-ne-360grade-koka-portali-shqiperia-qe-duam-butafori-mesi-deklarate-bajate

Free Traffic Exchange