Ora News – ‘Të bëjmë detyrat në klasë’, DAR Lezhë përcakton dy shkollat për projektin pilot

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lezha është një prej 4 qarqeve ku në janar të vitit të ardhshëm do të nisë zbatimi i projektit pilot ?Të bëjmë detyrat në klasë?. Drejtuesit rajonalë të arsimit tashmë kanë zgjedhur dy shkollat e përzgjedhura dhe kanë nisur informimin e mësuesve, nxënësve e prindërve mbi zbatimin e nismës kombëtare.

Shkollat ?Gjergj Fishta" dhe "Besëlidhja" janë përzgjedhur në Lezhë për zbatimin e projektit pilot ?Të bëjmë detyyat në klasë? që do të zbatohet në 4 qarqe!

Drejtori i Arsimit Bardhok Pulaj zhvilloi një takim me drejtuesit e shkollave të përzgjedhura dhe këshillin e prindërve të cilët i informoi mbi zbatimin e nismës, që në të ardhmen synohet të shtrihet në të gjithë vendin.

Pulaj: Fëmijët pas mësimit do të kalojnë edhe një pjesë të kohës nën vëmendjen e mësuesve, atë proces që e bëjnë në shtëpi, detyrat, mësimet t?i bëjnë në shkollë në mënyrë që fëmija të mos ketë nevojë ta marrë cantën dhe të shkojë në shtëpi e të bëjë ato që zakonisht i bëjnë vonë, duke parë televizor etj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/te-bejme-detyrat-ne-klase-dar-lezhe-percakton-dy-shkollat-projektin-pilot