“Ju flet Moska” - Sa para po ndajnë oligarku i naftës dhe Kryeministri?

2018-05-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kësaj pyetje i dha përgjigje mbrëmjen e sotme emisioni ?Ju flet Moska? nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj tha se historia me ARMO-n po përsëritet, në kohën e Berishës me Taçin dhe tani Rama me Beson e Tajvanit.
ARMO po furnizon një pjesë të mirë të pikave të karburanteve në vend me karburant jashtë parametrave, pa harruar dhe çmimin e kripur për të cilin të gjithë jemi koshient.
Myftaraj: Është një e vërtetë e thjeshtë se nafta, karburantet në përgjithësi e prekin jetën tonë, të gjithë popullit, në shumë mënyra. Nëpërmjet blerjes së drejtëpërdrejtë për konsumimim të automjeteve, me anë rritjes të çmimeve që ndodhin në shumë produkteqë i blejmë çdo ditë për shkak të përdorimit të karburanteve, të çmimit të lartë të tyre, me anë të ndotjes që ndikon nga ne nga karburantet me cilësi të keqe. Pra na prekin në shumë mënyra. Çfarë po ndodh në tregun shqiptar të karburanteve sot? Po ndodhin disa gjëra që njerëzit i dëgjojnë si skandale por 90% e njerëzve nuk e kuptojnë për çfarë bëhet fjalë. Ka terma që njerëzit thjesht nuk i kuptojnë, çfarë është ARMO, çfarë ndodh me të? Çfarë janë këto 600 milion dollarë borxhe të akumuluara, detyrime të akumuluar nga ARMO që janë nga të dy kohët, si kur Kryeministër ishte Berisha, si tani që është Rama. Ajo që po ndodh është një e vërtetë e thjeshtë, gjithë pjesa tjetër është propagandë. E vërteta e thjeshtë është se Sali Berisha kur ishte Kryeministër u përpoq të krijonte një oligark personal në fushën e naftës të cilit i jepte një pjesë të madhe të fitimeve, gjysmën. Ky ishte Rezart Taçi. Opozita e kohës atëherë bëri shumë zhurmë për këtë gjë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sa-para-po-ndajne-oligarku-i-naftes-dhe-kryeministri/

Free Traffic Exchange