Ora News - U përfshi në fushatë, dërgohet në prokurori inspektori i hetimit tatimor

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas shkarkimit si inspektor i hetimit tatimor, ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin.
Sipas këtij institucioni, Bistri me atributet e oficerit të policisë gjyqësore, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale.
?Veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ministria e Financave ka urdhëruar me date 29 Maj shkarkimin e menjehershem te z. Kliton Bistri. Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi?, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-perfshi-ne-fushate-kerkohet-procedim-penal-per-inspektorin-tatimor/