Për të tretën herë brenda pak muaj" />
Për të tretën herë brenda pak muaj"/>

Ora News - Salianji për "Babalen": Rrjedha e hetimit ka ndryshuar. Në prokurori edhe Basha

2018-10-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të tretën herë brenda pak muajve deputeti demokrat Ervin Salianji është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka dhënë shpjegime lidhur me dy video të dosjes "Babalja".

Por në ndryshim nga dy herët e para që ishte në cilësinë e dëshmitarit, Salianji u pyet këtë herë si person nën hetim për akuzën e "kallzimit të rremë".

Ai u fut në ambientet e Prokurorisë në orën 09:30 dhe doli prej andej në orën 11:45. Pas daljes, deputeti demokrat u shpreh se rrjedha e hetimit ka ndryshuar.

Salianji: Prokuroria ishte po aq e qartë sa edhe publiku, që rrjedha e hetimit ka ndryshuar dhe kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për çështjen apo fakte të tjera që gjenden në fashikullin e Prokurorisë, prokurorisë mund t?i kenë dalë nga vëmendja që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë paguar dhe kanë dhënë ?një pako të mirë? për dëshmitarin kryesor të prokurorisë, i cili në një bisedë të lirë relaksi, duket të plotë, ka treguar të gjithë historinë e vetë se si ka ardhur dhe se si është fabrikuar nga policia e shtetit dhe nga vartësit e Fatmir Xhafajt, për të shpëtuar jo vetëm vëllain e vetë por edhe lëkurën e vetë në krye të Ministrisë së Brendshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-e-salianji-sot-ne-prokurori-xhisielen-dhe-babalen