Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ka një" /> Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ka një"/>

Ora News - "Gulf", Tabaku: Nuk ka funksionuar struktura e hetimit tatimor

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ka një hetim në lidhje me falimentin e kompanisë Gulf. Në një dalje për mediat nga selia blu, ajo tha se nuk besonte se do të penalizohen zyrtarë të lartë.

Ajo tha se gjatë gjithë kësaj kohë të operimit në treg të kësaj kompanie është treguar se nuk ka funksionuar struktura e hetimit tatimor. Përgjegjësia sipas saj duhet parë tek ministri dhe kryeministri.

Tabaku: Aktualisht po zhvillohet një hetim dhe ne do të presim kush do jenë rezultat megjithese nuk kam besim që ne do të arrijmë aty ku ne duam. Në këtë rast mund të penalizohen disa individë të niveleve të ulëta, por jam e sigurt se nuk do të ketë të paktën hetime që çojnë në nivele më të larta.

Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mos gjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e ministrisë së Financave. Së dyti unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.

Ministri i Energjitikës sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?

Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?

Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë? Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë atëhere përgjegjësia është për tu gjetur tek ministri dhe kryeministri.

Sot, 5 vite mbas operimit të kompanisë ajo ka mbyllur dyert mbasi ka ngritur me të vërtetë skemën e një piramide financiare duke gënjyer dhe mashtruar konsumatorët, duke shitur karburantin të paktën muajt e fundit me një çmim më të ulët se tregu, me vlerë rreth 25-40% më të ulët se tregu dhe duke grumbulluar 5 milionë euro.

Ne jemi njohur njëkohësisht edhe me denoncime të qytetarëve dhe ka ndodhur një fenonem shumë i çuditshëm. Duket sikur policia e shtetit nuk i ka raportuar denoncimet e qytetarëve edhe për krijimin e kësaj skeme piramide financiare ku qytetarët kanë blerë, kanë parapaguar një shërbim të caktuar me çmime më të ulta se tregu nga njëra anë por nga ana tjetër i ka fshehur prokurorisë të gjitha denoncimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hetimet-gulf-tabaku-nuk-do-penalizohen-zyrtare-te-larte