Ora News – Vetëdorëzohet biznesmeni i gazit Ilir Karçini, porositi vrasjen e rivalit

2017-07-06 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesmeni i gazit, Ilir Karçini, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj rivalit të tij në biznes Pirro Bare, është vetëdorëzuar dje në polici(8 maj 2017 ora 11:50) për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e dënoi me 5 vite burg nga 3 që dha shkalla e parë, dënim nga i cili i kanë mbetur për të kryer edhe 7 muaj.
Ka zgjatur vetëm pak javë liria për biznesmenin e gazit Ilir Karçini. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimëve të Rënda, e cila e dënoi me 5 vite burg nga 3 që kishte dhënë shkalla e para Karçini është vetedorëzuar në polici për të kryer pjesën e mbetur.
Ai u akuzua se porositi vrasjen e mbetur në tentativë të rivalit të tij në fushën e gazit, Pirro Bare 3 vjet më pare.
Sipas akuzës, Ilir Karçini kishte paguar Julian Sinanajn 150 mijë euro për të vrarë Baren, një prej bosëve të hidrokarbuereve në Durrës, ngjarje e parandaluar me arrestimin e grupit terrorist të Vlorës në 2014.
Krimi do të kryhej në bashkëpunim me të pandehurit Genis Mëhillaj dhe Ndriçim Gjokona.
Emri i tij u mësua nga dëshmia e Julian Sinanajt. Karçini u arrestua fillimisht më 1 shkurt 2014
Në 2016, e ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë dënimin me 5 vjet burg, tre javë më pas në 3 gusht 2016 Gjykata e Shkallës së Parë pranoi ndryshimin e masës së sigurisë, pasi kishte kaluar gjysmën e dënimin në paraburgim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetedorezohet-ne-polici-biznesmeni-ilir-karcini/