Basha në Tonight Ilva Tare - PD nuk do të jetë në Parlament për zgjedhjen e Presidentit

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar në një lidhje direkte për Tonight Ilva Tare ultimatumin e dhënë për policinë e Fierit.
Basha: Pasoja ligjore, politike, pasojat e mosbindjes civile. E paligjshme është kur policia mbron kriminelin, kur shteti, qeveria, Kryeministri shkel Kushtetutën, ligjet. Kur policia bëhet njësh me banditin, atëherë qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Kjo nuk është më qeveri e ligjshme por tirani. Tiranitë përballen me vullnetin e qytetarëve.Thirrja ime për ata oficerë të ndershëm të policisë është të zbatojnë ligjin. Sot nuk po zbatojnë ligjin me urdhër politik. Njihet agresori, dihet që është porositur politikisht. Siç u porosit personi që dhunoi Spahiun, ashtu dhe aktivistët e PS për të bërë diversionin me protestuesit e Zharrzës. Provokime nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-sqaron-ne-tonight-ilva-tare-ultimatumin-per-policine-e-fierit/