Basha në "Tonight Ilva Tare": Rama nuk ka më një Lazarat por qindra, të ikë

2015-08-22 1

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për "Tonight Ilva Tare" të Ora News deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi është përgjegjës për situatën e krijuar dhe rritjen e trafikut të drogës.
"Dështimi i kësaj qeverie është se nuk ka më një Lazarat por ka dhjetra dhe qindra Lazaratë që janë përgjegjësi direkte e neglizhencës së Ramës dhe ortakërisë së kupolës me narkotrafikun" tha Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë intervistës për "Tonight Ilva Tare" mbrëmjen e 20 majit në Ora News
"Është e qartë Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen. Janë përgjegjës për situatën e krijuar në vend. Asnjë nga premtimet e bujshme nuk po mban. Nuk është vetëm dështim paaftësi, është fshehje marrje në mbrotje, inkurajim i narkotrafikut nga Edi Rama përmes veprimeve e mosveprimeve të tij." deklaron kreu i PD-së, Lulzim Basha përballë gazetares së njohur Ilva Tare.
Sipas tij "Protesta e të premtes është një rast për përbashkimin e të gjithë shqiptarëve të cilët ndajnë një shqetësim të thellë, atë të agresionit me përmasa të panjohura deri më sot të drogës përmes jo vetëm tokës e detit por dhe ajrit dhe kërcënimin që përbën si për qytetarin por dhe sistemin demokratik përmes kapjes së parave të pista të infrastrukturës shtetërore dhe mandateve".
Duke komentuar gjuhën e Ramës, kreu i PD-së tha se kryeministri "flet si satrap oriental për opozitën e vendit"
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange