Basha në "Tonight Ilva Tare": Rama nuk ka më një Lazarat por qindra, të ikë

2015-08-22 3

Në kohën kur opozita e bashkuar duket më e vendosur se kurrë për të vazhduar serinë e saj të protestave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ftuar në emisionin " Tonight Ilva Tare", në RTV "Ora News", për të folur për çështjet më të nxehta politike në vend. Kreu i PD u prit nga Presidenti i televizionit, z. Ylli Ndroqi, si dhe nga stafi drejtues.
Përballë gazetares Tare, Basha kërkoj largimin e Kryeministrit Rama dhe Qeverisë së tij, me argumentin se trafiku i drogës ka dalë jashtë kontrollit.
"Kërkoj largimin e Edi Ramës së pari për gjëndjen aktuale në vend të trafikut të drogës , në përmasa të papara që ka kapur vëndin, drogës me helikë dhe me krahë. Edi Rama dhe Qeveria e tij duhet të largohen, është fshehje, është marrje në mbrojtje, është inkurajim i narkotrafikimit nga Edi Rama përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tij."
Basha pranon se në vitin elektoral 2013 ka pasur shtim të lëndëve narkotike, sidomos në periudhën e tranzicionit qeverisës.
Teksa paralajmëron se me kalimin e kohës do të dalin fakte dhe prova , Kreu i PD ka shigjetuar dhe ish-aleatin e djeshëm Meta si bashkëfajtor.
Kreu i selisë blu ka hedhur poshtë zërat se brenda Partisë Demokratike ka një çarje. Ai nuk përmendi emra, por la të kuptohet se do të penalizohen ata persona që kanë ndikuar në humbjen e Partisë Demokratike.
Basha paralajmëron protesta nëse reforma territoriale miratohet pa pëlqimin e Opozitës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/