Një nga pronarët e ish-hotel ?Vollga? në Durrës njëherësh biznesmeni i njohur Ylvi Beqja, ka vendosur të flasë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe të tregojë të gjitha prapaskenat, që ka pasur me Emiljano Shullazin për nënshkrimin e kontratës së dhënies 20 për qind të ish-hotel Vollgës. Pendesa e Beqjat, ka ardhur në një moment kur Shullazi dhe Gilmando Dani janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërkohë që nipi i Shullazit, Endri Zela dhe shoku i tij Endri Qyqja, të cilët që prej ditës së djeshme janë të ndalur dhe ndodhet në polici, ishin kthyer në një makth për të.