Report TV - Gjyqi i Shullazit dhe 9 imamëve "blindohen" Krimet e Rënda

2016-04-19 0

Gjykata e Krimeve të Rënda është "blinduar", këtë të martë nga forcat e rendit. Kjo për faktin se sot aty do të zhvillohen dy seanca gjyqësore: masa e sigurisë për të arrestuarin Emiljano Shullazi dhe gjyqi ndaj imamëve të akuzuar për terrorizëm.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, i cili po ndjek nga afër zhvillimet pranë Gjykatës tha se janë angazhuar rreth 70 forca speciale, nga Reaparti Shqiponja i Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në pritje të seancës, janë ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Gjykatës.

Seanca ndaj Shullazit pritet të jepet rreth orës 11.00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili po ashtu ka drejtuar kolegjin penal që dënoi Dritan Dajtin. Ndërkohë po sot do të jepet masa e sigurisë, për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Ndërkohe xhihadistë janë në fazën e konluzioneve të mbrojtjes pasi prokuroria ka kërkuar 152 vite burg. Për rrezikshmëri e seancës në procesin ndaj xhihadistëve ka paralajmëruar pak ditë më parë dhe ambasada amerikane, e cila i kërkoi shtetasve të saj të shmangin lëvizjet rreth kësaj gjykate.

Free Traffic Exchange