Report TV - Ja dokumenti/ Pronari arab i dhuroi Hotel "Vollgën" Shullazit

2016-04-18 1

Emri i Emiliano Shullazit, i ndaluar tashmë nga Policia për kërcënim ndaj kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, figuron si bashkëpronar i ish hotel ?Vollga? në Durrës.

Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin përmes të cilit shoqëria arabe ?Saudi Brothers Commercial Company? i ka dhuruar ish-hotel ?Vollga?-n Emiliano Shullazit, ku thuhet se ?pronari ia dhuron pronën e tij Shullazit për mirënjohje?.

Kontrata e dhurimit është firmosur dy vjet më parë, ku përfshihet edhe familja shqiptare Kodra si dhuruese.

Ende nuk dihet nëse në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjobvënie apo për një marrëveshje dhurimi të vullnetshme.

Fillimisht ky rast është referuar në Prokurorinë e Durrësit nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Hetimet janë mbajtur pak kohë më parë në këtë qytet e menjëherë më pas është shpallur moskompetenca duke e ndarë dosjen në dy pjesë: në Durrës është hapur çështja e dyshimeve për pastrim parash, ndërkohë që janë përcjellë për tek Krimet e Rënda të dhënat për dyshimet e gjobvënies.

Free Traffic Exchange