Ora News – Komisioni i ligjeve, Halimi: Turp, në 3 vite nuk u ndërtua asnjë aks

2016-09-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për rrugët mbërtheu edhe Komisionin e Ligjeve. Anëtarët e Partisë Demokratike akuzuan Qeverinë se ka shpenzuar miliona euro për projekte luksi, ndërkohë që nuk ka ndërtuar asnjë metër rrugë duke lënë në mes dhe projektet e trashëguara nga qeveria e demokratëve. Shkak i debateve u bë marrëveshja për financimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e rrugës së vjetër që lidh Tiranën me Durrësin dhe disa akse të tjera në vend. Në Komisionin e Ligjeve debate kishte dhe për situatën e kultivimit të bimëve narkotike.
Komisioni i Ligjeve u përfshi në debate mbi investimet e Qeverisë në infrastrukturën rrugore.
Teksa u diskutua marrëveshja financiare prej 2 milionë eurosh me Qeverinë italiane për studimin e fizibiletit të rrugës që lidh Tiranën me Durrësin përmes Ndroqit, zgjerimin e rrugës Lezhë-Shkodër dhe baypass-in e Elbasanit, përfaqësuesit demokratë akuzuan Qeverinë se në 3 vite nuk ka investuar në asnjë projekt rrugor, duke braktisur çdo premtim.
Eduard Halimi: ?Nuk ka filluar një rrugë të vetme. Për 3 vjet janë bërë vetëm palma. Pa pikë turpi i kërkojmë qeverisë italiane 2 milionë euro për të bërë studimet se nuk kemi para. Turp.
Mazhoranca dhe opozita në Komisonin e Ligjeve debatuan dhe për situatën e kultivimit të bimëve narkotike në vend. Shkak u bë projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën Evropiane të Peisazheve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/halimi-turp-ne-3-vite-nuk-u-ndertua-asnje-aks/

Free Traffic Exchange