Dështon "komisioni i Veshit", nuk miratoi asnjë raport deri më 20 maj

2015-08-21 1

TIRANE - Ka dështuar komisioni hetimor që u ngrit nga mazhoranca për hetimin e incidentit që ndodhi në 24 prill në Akademinë Politike në Vjenë mes kreut të opozitës Edi Rama dhe ish-diplomatit Egin Ceka. Afati i mbylljes së punimeve të këtij komisioni ishte pikërisht data 20 maj, datë kur pritej që të përmbyllej edhe raporti i hartuar nga 5 anëtarët e këtij komisioni.