Halimi: Asnjë votë "Nëpunësit Civil" nëse nuk tërhiqet Akti

2015-08-21 0

Ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar sot se "vetëm tërheqja e Aktitit Normativ për Ligjin e Nëpunësit Civil dhe hartimi i akteve nënligjore me pjesëmarrjen e opozitës mund të zgjidhë situatën e ndërlikuar politike.

Në një prononcim për tv "A1Report!", Halimi tha: "Ne gjykojmë që ligji duhet të hyjë në fuqi në datën 1 tetor dhe të zbatohet konsensusi politik i arritur në 30 maj të këtij viti.

Nëse duan ndihmë për të hartuar aktet nënligjore patjetër brenda një jave, ne, bashkë me ekspertët e Bashkimit Europian e kushdo qoftë tjetër të ulemi e t'i bëjmë, se çfarë është të bësh 20 akte, kur ne miratojmë njëmijë akte në vit. Në qoftë nuk i miratojnë dot ata, nuk i bëjnë dot hyzmet punës që kanë marrë përsipër, ka të tjërë që e bëjnë e ua çojnë gati aktet për dy javë."

Free Traffic Exchange