Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre të rinj në Krujë janë arrestuar për mosbindje dhe dhunim të forcave të policisë.
Gjatë ditës së djeshme policia ka vënë në pranga:
Armando Stafasani 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
Klajdi Stafasani 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
Gentian Albrahimi 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Policia thotë se tre të rinjtë po lëviznin në qendër Fushë-Krujë me mjetin tip Smart me xhama të zinj që drejtohej nga Klajdi Stafasani.
Drejtuesi i mjetit ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë që të ndalojnë.
Menjëherë efektivat e Policisë i janë vënë në ndjekje, duke bërë të mundur kapjen e tyre.
Shtetasi Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit e Policisë.
Në vijim i kanë kundërshtuar, kanosur dhe goditur me grushta efektivat G.H 35 vjeç banues në Tiranë dhe D.Ç 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në cilësinë e provave materiale iu sekuestruan:
mjeti tip Smart me targa AA 771 LP;
mjeti tip Golf me targa AA 800 NF;
një kaçavidë.
Policia thotë se shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mësparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale? Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik ?, ? Goditjet për shkak të detyrës?dhe?Kanosjet për shkak të detyrës? .
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/xhama-te-zi-dhe-shpejtesi-mbi-norma-grushta-e-kacavida-mbi-policet/