TIRANE - Eefektivët e policisë ka tashmë flotë me motorë të rinj, më të shpejtë të cilët pritet të sjellin efikasitet në luftën kundër krimit
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i cili mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të këtyre mjeteve të reja në shërbim të forcave Shqiponja dhe Rrugoret e Tiranës, tha se përmirësimi i instrastrukturës së Policisë së Shtetit, mbetet ende një domosdoshmëri në luftën kundër kriminalitetit.
"Pretendojmë me plotë të drejtë, që ky hap modernizues i Policisë së Shtetit, do të shtojë kapacitetin reagues të policisë ndaj çdo paligjshmërie dhe vepre penale. Kuptohet që sfida për ta bërë këtë vend më të sigurt nuk është sfida e një dite, një muaji dhe as e një viti. Ne e dimë shumë mirë që bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që shpesh herë është shumë hapa para ndaj shtetit dhe Policisë. Ajo është detyra jonë që të bëjmë çfarë është e mundur që nëpërmjet modernizimit të Policisë të jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë efektive duke mos lejuar që krimi të jetë para nesh. Modernizimi i Policisë, modernizimi i teknologjisë dhe kapaciteteve infrastrukturore është rruga e duhur për të pasur rezultate të qëndrueshme në kohë, në luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Lufta kundër krimit është një luftë që nuk fitohet dot brenda ditës", tha Tahiri.
Janë blerë 73 motorë, në vlerën e 109.5 mln lekë.