Report TV - Policët me motorë të rinj të fuqishëm, paradë tek "Nënë Tereza"

2016-02-09 0

TIRANE - Eefektivët e policisë do të kenë motorë të rinj, më të shpejtë të cilët pritet të sjellin efikasitet në luftën kundër krimit.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i cili mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të këtyre mjeteve të reja në shërbim të policisë, tha se përmirësimi i instrastrukturës së Policisë së Shtetit, mbetet ende një domosdoshmëri në luftën kundër kriminalitetit.

Pas një fjale të shkurtë të Tahirit, efektivët e policisë bënë një paradë me motorët e rinj në sheshin "Nënë Tereza".