Report TV - "Drejtësia", miratohet kapitulli I tërhiqet neni i dekriminalizimit

2016-05-10 0

Pas miratimit në parim që mori votat e mazhorancës dhe opozitës, Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ka miratuar kapitullin e parë me 13 nene të draftit të ekspertëve të EURALIUS e OPDAT.

Të 13 nenet e tij kaluan me konsensus me përjashtim nenit 3 që lidhej me dekriminalizimin.

Ky propozim i EURALIUS dhe OPDAT i cili fshinte përjashtimin përjetë nga administrata dhe politika të zyrtarëve të inkriminuar, u kundërshtua fort nga opozita, madje duke ndërprerë dhe mbledhjen.

Përjashtimi sipas ndërkombëtarëve duhej të ishte për një kohëzgjatje të caktuar, por kjo shtesë ndryshonte totalisht thelbin e ligjit të dekriminalizimit në të cilin duhej të ndërhyhej sërish.

5 deputetë të mazhorancës votuan ?pro? këtij ndryshimi dhe 5 të opozitës kundër. Në këto kushte kryetari xhafa u detyrua të përdorë votën e dyfishtë që ia mundëson rregullorja e komisionit për të bërë diferencën.

Për të mos rrezikuar konsensusin kanë qenë ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT ata që janë tërhequr, duke bërë nul dhe miratimin e këtij ndryshimi.

Free Traffic Exchange