Report TV - "Drejtësia" riformulohet neni 25 do hetohen edhe ish-ministrat

2016-05-16 1

Pas rreth 6 orë mbledhje më shumë se herët e tjera komisioni i Reformës në Drejtësi ka arritur të riformulojë nenin 25 e të shumë diskutuar dhe i ka hapur rrugë hetimit të ish-ministrave nga 2013.

Ndërkohë në komision ka patur mjaft divergjenca politike lidhur me Zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pavarësisht tejzgjatjes së mbledhjes sërish kapitulli nuk është miratuar në total dhe për këtë tha Majko koha nuk premton duhet më shumë punë dhe ritëm. Nderkohë që Pandeli Majko ka deklaruar gjithashtu se debati me këtë nen quhet tashmë i mbyllur.

Palët janë shprehur optimistë për ecurinë e procesit, ndërsa mbeten ende pa dakordësi disa çështje politike, ku më kryesorja është mënyra e votimit të zyrtarëve të lartë të institucioneve të drejtësisë, me 2/3 apo 3/5.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në fund të mbledhjes tha se u shtruan të gjitha problematikat dhe u bënë propozimet konkrete që duhet të rishikohen në nivelin teknik. Sipas Bylykbashit, ngritja e Gjykatës së Lartë Administrative do të krijojë vetëm konfuzion.

Free Traffic Exchange