Report TV - "Drejtësia",Balla: Reforma miratohet brenda këtij viti nga kjo mazhorancë

2016-01-25 1

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin ?5 pyetje? të gazetarit Ilir Babaramo, ka hedhur poshtë çdo dyshim se Reforma në Drejtësi të mund të miratohet me referendum popullor.Sipas Taulant Ballës, Reforma në Drejtësi do të miratohet nga kjo maxhorancë në këtë legjislaturë, pasi ajo mbetet një nga reformat më të rëndësishme të kësaj qeverie, që në momentin kur ajo mori votëbesimin e popullit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

?Duhet të ndajmë që reforma në drejtësi është më e rëndësishmja për maxhorancën tonë që duhet të mbyllet brenda kësaj legjislature. Unë vlerësoj se kjo është reforma më e rëndësishme për Shqipërinë. Po të kemi parasysh që brenda kësaj maxhorance kemi rakorduar që duhet domosdoshmërisht që të adresojmë këtë prioritet që buron nga angazhimi i Shqipërisë në BE. Kujtoj se reformanë drejtësi ëhstë kusht kryesor që Shqipëria duhet të plotësojë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Unë jam i bindur që Shqipëria në vitin 2016 do të miratojë Reformën në Drejtësi. Nuk bëj asnjë lloj aludimi tjetër lidhur me këtë çështje. Nga maxhoranca jonë, brenda kësaj legjislature? ka thënë Balla.

Free Traffic Exchange