http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët Visar Ymeri, Rexhep Selimi dhe ish-deputeti Florin Krasniqi, janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar përpara Gjykatës si të pandehur në procesin për goditjen e kolegut të tyre të PDK-së Bekim Haxhiu ne kuvend, ne vitin 2012. Tre deputetet kundërshtuan akuzën, duke thënë se ata nuk e kanë dhunuar deputetin e mazhorances. Kryetari i Vetëvendosjes dhe dy pjesëtaret e tjerë të kësaj partie, thane se procesi është i motivuar politikisht. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate.Arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje! ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për ?Zajednicën? dhe ?Demarkacionin?.Sipas burimeve zyrtare, përfaqësuesit e Vetëvendosjes po gjykohen për rrahje të deputetit Haxhiu, që sipas Prokurorisë, ka ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë pushimit te seancës, pas një debati në Parlament.