Protesta e "Vetëvendosjes" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Mijëra qytetarë e aktivistë të lëvizjes 'Vetëvendosja', më të shumtë në numër se në protestën e 14 janarit, janë mbledhur sërish sot në dy pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë dhe Dheun e Bardhë.
Sikurse ishte paralajmëruar nga liderët e vetëvendosjes, tubimi ka nisur në orën 13 dhe deri më tani ai ka qenë i qetë e paqësor. Ndonëse policia e Kosovës ka angazhuar qindra forca policore në të dy pikat kufitare mes dy shteteve, për të siguruar rendin e qetësinë por edhe kalimin e lirë të mallrave makinave e njerëzve, nuk është shënuar asnjë incident. Protestuesit të cilët qëndrojnë 3 km larg pikave kufitare kanë krijuar një kordon të gjatë, vetëm në një aks rrugor, atë të kalimit nga pika doganore e Serbisë drejt Kosovës, për të mos lejuar asnjë kalim të makinave me targa serbe. Ndërsa korsia tjetër, ajo që mundëson kalimin e lëvizjen e lirë nga Kosova drejt Serbisë, të makinave me targa serbe apo të BE-së është e lirë. Vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ndodhet në pikën kufitare në Merdarë ndërsa deputetët e tjerë të saj si Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu po udhëheqin protestën në pikëkalimin e Dheut të Bardhë. Teksa manifestuesit së bashku me aktivistët e Vetëvendosjes kanë nisur të brohorisin e të ngrenë parrullat "Poshtë Thaçi" "Thaçi hajdut" apo "duam Shqipëri etnike", Kurti i kanë bërë thirrje atyre të ruajnë qetësinë e të mos krijojnë asnjë incident. Edhe një herë Kurti ka bërë të qarta synimet e lëvizjes së tij. Ai theksoi se kërkon të bllokojë Serbinë, duke kërkuar sërish reciprocitet politik, ekonomik e tregtar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thousands of activists of the movement 'Self-determination', more numerous than in the January 14 protest, gathered again today at two border crossing points between Kosovo and Serbia, the White Merdare and soil.
As was announced by leaders of self-determination, rally started at 13 and so far he has been quiet and peaceful. Although Kosovo's police force has committed hundreds of police in the two crossing points between the two countries, to ensure the rule of peace but also the free passage of goods vehicles and people, there has been no incident. Protesters who stay 3 km from the border points have created a long braid, only one axis, that of crossing the customs point of Serbia to Kosovo, to prevent any passage of cars with Serbian license plates. While the other lane, it enables the free flow passage of Kosovo to Serbia, the car with Serbian license plates or the EU is free. Self Vetevendosje leader Albin Kurti is located at the border crossing at Merdare while its other members as Glauk Konjufca, Visar Liburn Ymeri and Ali are leading the protest at the White crossing the earth. As the protesters along with self-determination activists have begun to raise brohorisin the slogan "Down Thaci" "Thaci thief" or "want ethnic Albania", Kurti have urged them to keep quiet and not create any incident. Kurti has once again made ??clear his intentions of moving. ...