Përfundon tubimi i "Vetëvendosjes" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Ka përfunduar e qete dhe pa incidente protesta e dyte e "Vetëvendosjes" mbajtur ne dy pikat kufitare te Kosovës. Aktivistet kane nisur te shpërndahen pas mesnatës se te dielës ne Merdarë, pasi "Vetëvendosja" vlerësoi se tubimi e kishte arritur qëllimin e tij duke bllokuar kamionët serbë dhe duke zbatuar ne këtë mënyrë reciprocitetin. Lëvizja ka njoftuar përmes një komunikate se protesta do te vijojnë ne te ardhmen ne forma te ndryshme. "Me 14 janar dhe sot nga fillimi i protestës e deri në mbylljen e saj, në Kosovë, nuk ka hyrë asnjë maune me mallra të Serbisë dhe asnjë veturë me targa të Serbisë. Pra, këto dy ditë në Kosovë u zbatua reciprociteti. Protesta paqësore në mbrojtje të Republikës për prodhimin vendor dhe kundër Serbisë do të vazhdojë në të ardhmen edhe në forma të tjera, për çfarë do të njoftoheni me kohë," shprehet "Vetevendosja". Ndërkohë, zëdhënësi i doganave te Kosovës, Adriatik Stavileci, i kontaktuar nga "Vizion Plus" konfirmon se nuk ka kaluar kufirin asnjë kamion serb. Ai tha se ne kufij është lejuar vetëm hyrja tranzit e kamionëve qe vijnë nga vendet e BE-se. Zoti Stavileci deklaron se është ende herët për një bilanc te demit te krijuar nga mungesa e importit te këtyre mallrave, por shtoi se mesatarisht ne dite ne këto dy pika kufitare, kalojnë 200 kamion me mallra serbe, kryesisht ushqime dhe materiale ndërtimi.

Has ended without incident quiet and the second protest of the "Self-Determination" held in both the Kosovo border. Activists have started to spread after midnight Sunday in Merdare, after "Self-determination" found that meeting had achieved its goal of blocking Serb trucks and applying reciprocity in this way. Movement has announced through a press that protests will continue in the future in various forms. "On January 14 and today the beginning of the protest until its closure in Kosovo, has not entered any barges with Serbian goods and any vehicle with Serbian license plates. So these two days in Kosovo was implemented reciprocity. Peaceful protests in defense of the Republic of Serbia and against domestic production will continue in future also in other forms, for what will be informed in time, "says" Self-Determination ". Meanwhile, spokesman of the Kosovo Customs, Stavileci Adriatic, contacted by the "Vision Plus" confirms that there is no truck crossed the Serbian. He said the limits is only allowed entry transit of trucks that come from EU countries. Stavileci God declares that it is premature to balance the damage created by the lack of import of these goods, but added that the average per day in these two border points, 200 passing truck with Serbian goods, mainly food and building materials.