http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne Kosove vazhdojnë arrestimet e aktivisteve te opozitës. Mëngjesin e kesaj te enjteje, ne pranga ka rene sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, pas urdhrit te Gjykatës se Prishtinës. Molliqaj nuk ishte paraqitur ne nje seance ku akuzohej per rastin e demtimit te automjeteve te EULEX-it disa vite me pare. Ditet e fundit ne pranga kane përfunduar disa aktiviste te kësaj lëvizjeje, ndërsa jane lëshuar urdhearreste per 4 deputete te opozitës, mes te cileve edhe Albin Kurti. Ne reagimin e saj Vetëvendosje theksoi se keto jane veprime te nje regjimi ne largim dhe kerkoi lirimin e tyre. Protesta e djeshme ia ka bërë të qartë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit se ditët e tyre janë të numëruara. Prandaj, në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar. Nuk ka dhunë që mund ta ndalë frontin e rezistencës që është ngritur kundër këtij regjimi. Opozita i ka dhene ultimatum qeverise te dorehiqet deri ne 27 shkurt dhe ka paralajmëruar se protestat nuk do te ndalen. Por numri dy i saj Hashim Thaçi, deklaroi se debati duhet te behet ne kuvend dhe opozita te reflektoje per te shmangur dhunën.