http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nen titullin e thjeshte ?Elida? mbrëmja e te shtunës ka sjelle ne kinematë e kryeqytetit premierën e nje dokumentari rrenqethes. Eshte fjala per Elida Hysenin, një nga vajzat qe humbi jeten ne aksidentin tragjik te Himarës, atij te 22 nëntorit te vitit 1989. Rrëfimi ka si tematike kryesore jetën e Elides, qe nga lindja deri ditën e fundit te jetës se saj. E treguar ne mbi 20 minuta material, historia e Elides ka rikthyer buzëqeshje e lot tek familja e saj. Nen regjine e Emiljo Lekes dhe drejtor te filmit Dashamir Ballen, dokumentari nuk është vetëm një kujtese per ngjarjen tragjike, por edhe nje homazh qe i kalon kufijtë e tragjedisë personale te një familje. 25 vite me pare, nje grup studentesh humben jetën ne zonën ne hyrje te Himarës pasi autobusi qe udhëtonin ra ne gremine. Por tragjedia u rendua, kur dy helikopterë qe erdhën te merrnin te plagosurit u rrezuan per shkak te motit te keq, duke i marre jetën edhe disa mjekeve. ?Elida? pas kinemasë, do te transmetohet mbrëmjen e kësaj te diele ne Vizion Plus, menjëherë pas edicionit qendror te lajmeve, ne orën 19.30 minuta.