http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur deklaratave të partisë Lista Serbe, lidhur me kushtëzimin e këtyre të fundit për çështjen e dialogut me Beogradin.Pas reagimit të Listës Serbe që negociatat të mos udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti shprehet se lista nuk ka fuqi politike që të kushtëzojë bllokun. Sekretari organizativ i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj tha sot për mediat në Prishtinë se koalicioni LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e ka shumicën shqiptare në Kuvend dhe se Lista Serbe nuk mund të ndikojë në prishjen e marrëveshjes të arritur pak ditë më parë.?Lista Serbe e ka të garantuar me Kushtetutë pjesëmarrjen në qeveri dhe atë të drejtë mund ta shfrytëzojë, por assesi nuk e ka as fuqinë politike e as mundësinë reale që ta kushtëzojë këtë marrëveshje të nënshkruar?, ka thënë Molliqaj.Pritet që partia e komunitetit serb, Lista Serbe të shprehet për qëndrimin e saj përfundimtar, para seancës parlamentare të së enjtes. Përfaqësuesi i kësaj force, Aleksandër Jabllanoviç ka deklaruar se pozicioni i tyre do të mësohet para mbrëmjes së të mërkurës.