https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Doganat "shuajnë" referencat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga një janari i 2015 çmimet e referencës në doganë për mallrat që vijnë nga Bashkimi Europian dhe Amerika do të reduktohen ndjeshëm, por nuk mund të hiqen totalisht. Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtorja e Përgjithshme Elisa Spiropali gjatë një takimi pune me Dhomën Amerikane të Tregtisë. Ndërsa për sa i përket shqetësimit të biznesit se si do të funksionoje kompania "Crown Agent", përfaqësues të saj thonë se kontrollet do të jenë në bazë të analizës së riskut. Grupe kontrolli nga kompania "Crown Agent" do të verifikojnë dhe parandalojnë çdo procedurë abuzive dhe ky fakt do të realizohet duke kryer rreth 450 kontrolle në muaj. Çdo konkluzion që do të nxjerre kompania ndërkombëtare do t'i kalojë Drejtorisë së Doganave për miratim.