https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Doganat "zbulojnë" manipulimet me çmimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve dhe cigareve në treg është abuzive, pasi kompanitë i kanë rezervat e nevojshme. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e administratës doganore të cilat flasin për një rritje të ndjeshme të sasisë së zhdoganuar  në muajin dhjetor si për naftë dhe benzine ashtu edhe për cigare. Duke ju referuar të dhënave rezulton se vetëm në muajin dhjetor, pra pa hyrë në fuqi rritja e taksave, janë zhdoganuar  200 ton cigare më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa sasia e karburantit të zhdoganuar arrin në 20 mijë ton. Por edhe pse i kanë patur sasitë e nevojshme të produkteve, kompaninë nuk kanë hezituar të rrisin çmimet, me qellim rritjen e përfitimeve. Përkundër kësaj situate abuziviste që kanë krijuar tregtarët e mëdhenj, administrata doganore ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit. Në dhjetor është arritur një shifër rekord, pasi plani është realizuar 129 % ose 16.5 miliardë lekë.  Për drejtoren Spiropali, realizmi i planit nuk është një rastësi ekonomike, por një mentalitet i ri në drejtimin e administratës, e cila në qendër të punës ka shmangien e praktikave korruptive dhe evazionit.