Vendimi për armët kimike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Shqipërisë për armët kimike mbajti peng komunitetin ndërkombëtar, qe është angazhuar për shkatërrimin e arsenalit te Sirisë. Sipas mediave me te rëndësishme ndërkombëtare, takimi kyç i ditës se premte i organizatës për ndalimin e armeve kimike, qe është përgjegjëse për vëzhgimin e shkatërrimit te armeve kimike te Sirisë, u shty me disa ore, pikërisht ne pritje te vendimit te Shqipërisë. Tashme, kjo organizate, e cila bashkëpunon me OKB-në, sipas "BBC", do te kërkoje një plan te shpejte alternativ, pasi e premtja ishte afati i fundit për planin e detajuar te çmontimit te këtyre armeve dhe miratimi i planit ne fjale dështoi. Tashme, si një alternative e mundshme shihet Franca, pasi me herët kishte refuzuar edhe Norvegjia për te marre përsipër këtë detyre. Ndërkaq, menjëherë pas deklaratës se kryeministrit Edi Rama se Shqipëria e ka te pamundur te marre përsipër shkatërrimin e armeve kimike te Sirisë, lajmi u përhap edhe nga mediat me te rëndësishme ndërkombëtare. Media si "BBC", "Reuters", "Euronews", "Washington Post", "Zeri i Amerikës", "Evropa e Lire", e shume te tjera komentuan vendimin e kryeministrit Rama. "Shqipëria nuk do te lejoje shkatërrimin e armeve kimike te Sirisë ne token e saj", njofton rrjeti televiziv "BBC", duke cituar kryeministrin Rama. Sipas medias britanike, Edi Rama iu përgjigj ne këtë mënyre protestave disa ditore ne Tirane dhe qytete te tjera. Televizioni ne fjale ndalet ne ate qe zoti Rama sulmoi opozitën shqiptare, se ka kritikuar vullnetin e qeverise për te marre ne konsiderate mundësinë e shkatërrimit te armeve kimike.