https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Armët kimike "shqiptare" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk ka shkatërruar asnjëherë deri më tani arme kimike me rrezikshmëri aq të lartë sa ato të Sirisë për të cilën qeveria shqiptare, thotë se ka një kërkese nga SHBA për t'u bërë vend mikpritës për to. Doktori i Shkencave Toksikologjike dhe ekspert i armëve kimike Qemal Poçi, rrëfen për Vizion Plus se në vendin tonë janë asgjësuar lënde helmuese luftarake të dobëta ose mësimore, të cilat në kohen e vet, nuk kanë qenë në armatimin kimik të asnjë shtetit. Duke folur për aksionin e vitit 2007, ai thotë se nuk bëhet fjalë për lënde të mirëfillta luftarake. Poçi shton se qeveria shqiptare në rast se do ta merrte në konsideratë shkatërrimin e tyre, nuk mund ta kryejë e vetme këtë. Ne mund të ofrojmë vetëm poligonet ndërsa pajisjet, masat e sigurisë duhet t'i bëjnë shtetet e tjera. Ai shton se shteti shqiptar duhet të ketë vetëm të drejtën e auditimit në gjithë këtë proces. Sipas nënkolonelit Poçi, me termin armë kimike është abuzuar në vendin tonë, pasi Shqipëria asnjëherë nuk ka bërë eliminimin e tyre më parë. Një tjetër fakt është se nëse qeveria shqiptare do merrte përsipër këtë barre, zona ku do kryhet shkatërrimi duhet te konsiderohet me rrezikshmëri te lartë mbi bazën e së cilës duhet të merret njëkompleks i terë masash të veçanta. Ndërkohe, në Shqipëri ka ende 80 ton mbetje kimike të cilat duhet të ripaketohen dhe të vendosen në një vend të vetëm larg zonave të banuara. Këtë fakt e pohon dhe projekti i prezencës së OSBE-së në Shqipëri i cili ka nisur jo më larg se një muaj më parë. Ky fakt u raportua edhe në këshillin e përhershëm në Vjenë, nga ambasadori Florian Rauning, disa ditë më parë. Në faqen zyrtare të OSBE-së, ambasadori citohet të ketë thënë se këto mbetje kimike janë vendosur pranë zonave të populluara, duke vënë në rrezik jetët e qytetarëve dhe duke ndotur ambientin. Projekti i OSBE-së parashikon lëvizjen e mbetjeve me 37 lëndë kimike, përfshi këtu dhe substancat shumë të rrezikshme dikloraminë dhe ksilenol.