https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Armët kimike "trazojnë" PS-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asgjësimi i armeve kimike te Sirisë ne Shqipëri, nuk është vetëm ndjeshmëri e opinionit publik, por tashme ka trazuar ujerat edhe brenda mazhorances. Deputetet e majte janë ndare ne dy grupe pro dhe kundër sjelljes se tyre ne vendin tone, kjo edhe për faktin se informacionet janë shume te pakta. Mësohet se kryeministri Rama ka pasur një takim informal me deputetet e PS, ku ka ripohuar se ende nuk është marre asnjë vendim. Por pavarësisht kësaj tashme përfaqësuesit e PS kane marre pozicionimin e tyre. Për Mimoza Hafizin, deputete e PS ne profesion fizikanet, Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet për te kryer këtë proces. Por ajo pohon se për te thëne fjalën e fundit duhet te ketë me shume dijeni për rolin qe do te luaje Shqipëria. A do te shfrytëzohet vendi ynë thjesht si territor asgjësimi apo mbetjet do te depozitohen këtu? Anëtari i komisionit te ligjeve Arben Cuko, ish-komandant i Gardës se Republikës, renditet ne ata deputete qe mbështesin asgjësimin e armeve ne Shqipëri. Ai argumenton PO-ne e tij me këto gjykime. Ende nuk dihet vendi ku mund te behet asgjësimi i armeve kimike te Sirisë. Ajo qe është e sigurte është domosdoshmëria e një segmenti rrugor te sigurte për te mos rrezikuar transportin e armeve. Ne radhe te dyte vendi i përzgjedhur duhet te jete larg qendrave te banimit me dhjetëra kilometra dhe ne afërsi te një rrjedhje ujore. Pritet qe brenda pak ditësh Shqipëria te marre vendim për armët e Sirisë.