Negociatat per "Albpetrol" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Negociatat me kompaninë Vetro Energy, e cila u përzgjodh si oferta më e mirë nga komisioni i vlerësimit në ministrinë e ekonomisë nuk kanë dështuar. Këtë lajm e konfirmoi sot zv.ministri i ekonomisë Enno Bozdo, i cili i pyetur nga opozita gjatë një raportimi në komisionin e veprimtarive prodhuese, sqaroi se Vetro Energy duhet që të depozitonte 20% të shumës totale të çmimit të blerjes si garanci në momentin e firmosjes së kontratës, dhe mosderdhja e kësaj shume brenda afateve ligjore ka detyruar ministrinë që të vijojë me procedurat e tjera.
Ndërkohë në një reagim të vetin për shtyp Vetro Energy konfirmon faktin që i është kërkuar të dorëzojë një garanci kontrate në vlerën 20% e çmimit të blerjes dhe se është e gatshme që të japë këtë garanci, por kjo shumë do të depozitohet pas nënshkrimit të kontratës formale mes palëve. Aksioneri kryesor i këtij konsorciumi, Rezart Taçi ka deklaruar se: "Ne kemi kërkuar nga Qeveria një numër dokumentesh të lidhura më privatizimin. Nga ana e saj, Qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën Vetro Energy do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t'u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit." Deri tani afatet ligjore kur duhej negociuar me kompaninë fituese të tenderit për Albpetrolin kanë përfunduar, por ministria dhe vetë firma sqarojnë se për shkak të ndërlikimeve që ka procesi koha nuk ka qenë e mjaftueshme, duke e lënë të hapur në këtë mënyrë ribisedimet e ministrisë me konsorciumin. Lidhur me këtë ministria e ekonomisë ka deklaruar se do të japë detajet në një moment të dytë, pas konsultimeve me konsulentin ndërkombëtar.

Negotiations Energy VETRO company, which was selected as the best offer from the evaluation committee in the ministry of economy have not failed. This news was confirmed today by the Deputy Minister of Economy Enno Bozdo, who asked the opposition during a reporting manufacturing activities committee, explained that the Energy VETRO have to deposit 20% of the total amount of the purchase price as a guarantee at the time of signature of the contract, and Failure to deposit this amount within the legal deadline has forced the ministry to continue with other procedures.
Meanwhile in a rebound of his own releases VETRO Energy confirms that is required to file a warranty contract in the amount of 20% of the purchase price and is willing to give such a guarantee, but this amount will be deposited after signing the contract between the formal parties. Major shareholder of the consortium, Rezart Taci stated that: "We have asked the government a number of documents related to the privatization. On its part, the Government has sought a guarantee contract, which VETRO Energy will deliver within a few days. These negotiations are complex and there are many details to be covered. However, I am confident that together with the governmen...