Negociatat për "Albpetrol"-in - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 4

Dy jave pas miratimit te ofertës nga qeveria, ministria e ekonomisë ka nisur zyrtarisht negociatat për nënshkrimin e kontratës se shitjes për Albpetrol-in. Këtë te marte përfaqësues te Vetro Energji, nen praninë edhe te konsulentit paton boks si dhe kryetarit te vlerësimit te ofertave Sokol Dervishaj kane zhvilluar mbledhjen e pare. Ky takim shënon odisenë e gjate te negociatave si pika me vështire e finalizimit te një privatizimi strategjik, siç është Alpetrol. Nisja e bisedimeve është shoqëruar edhe me ngurtësimin e 20 % te vlerës se shumës, e cila llogaritet ne 170 milion euro. Burime pranë ministrisë se ekonomisë thonë se zyrtarisht negociatat do te zgjasin 28 dite nga nisja e tyre, por ky limit duket se do te jete i vështire per tu realizuar. "Thembra e Akilit" ne këtë proces do te jene te drejtat qe do ketë pronari i ri i Albpetrol-it ndaj marrëveshjeve te hidrokarbureve te miratuara ne vite. Ne daljen e tij te pare si aksioner kryesor i konsorciumit Vetro Energy, biznesmeni Rezar Taçi u shpreh se pas zyrtarizimit si pronar i kompanisë rishikimi i marrëveshjeve koncesioanre do te jene objekt i punës e tij. Ndaj kjo pike e kontratës duket se do hase ne negociata te gjate dhe te vështira, çka ve ne pikëpyetje finalizimin e këtij procesi brenda këtij vit. Vetëm ne përfundim te miratimit te kësaj kontrata nga parlamenti i Shqipërisë, shuma prej 850 mln urosh do te jete efektive për buxhetin e shtetit.

Two weeks after the approval of the bid by the government, the ministry of economy has officially launched negotiations for the signing of the sales contract for Albpetrol-in. Tuesday VETRO representatives Energy, under the presence paton boxing consultant and chairman of the evaluation of bids Sokol Dervishaj have developed the first meeting. This meeting marks odyssey during negotiations as difficult point of finalizing a strategic privatization, as Albpetrol. Launch of talks is accompanied by the deposit of 20% of the value of the amount, which is calculated at 170 million euro. Sources close to the Ministry of Economy officially say that the negotiations will last for 28 days from their start, but this limit is likely to be difficult to realize. "Achilles heel" in this process will be the rights that will be the new owner of Albpetrol to hydrocarbon agreements adopted in years. In his first appearance as the main shareholder of the consortium VETRO Energy, Rezar businessman Taci said that after instituting the owner of the company review the agreements koncesioanre will be the subject of his work. To this point of the contract is likely to encounter long and difficult negotiations, which puts in question the finalization of this process within this year. Only at the end of the approval of this contract by the Albanian parliament, the amount of 850 mln wishing will be effective for the state budget.

Free Traffic Exchange