Hapen ofertat për "Albpetrol" - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Gara për shitjen e "Albpetrol", u shoqërua me oferta financiare qe kaluan pritshmerite. Mesditën e se premtes u zhvillua tenderi për privatizimin e kompanisë se vetme te naftës "Albpetrol"l dhe ne gare morën pjese 6 kompani, nga Amerika, Rusia, Arabia Saudite dhe Kina. Oferta me e larte financiare erdhi nga konsorciumi amerikan me qendër ne Çikago, "Veltro Silkroad Equti" me vlere 850 milion euro. Me pas kompania nga Dubai, "Amber Shine" 790 milion euro, ndërsa kompania kanadeze qe aktualisht operon ne Shqipëri, "Bankers Petrolim" ofroi 303 milion euro. Dy firmat e tjera ne gare, mes tyre edhe ruset e "Gazprom" kishin mungese dokumentacioni, konkretisht formularin e sigurimit te ofertës. Hapja e tenderit parashikon fillimisht paraqitjen e ofertave. Pas kesaj komisioni i vlerësimit do te merret me verifikimin e dokumentacionit te firmave pjesëmarrëse dhe me pas do te shpallet fituesi. Me kalimin e "Albpetrol" ne pronësi private, tashme shteti s'do te ketë asnjë drejte ne pasurinë e nëntokës dhe mbitokes ne sektorin e hidrokarbureve. Nga ana tjetër kompania "Albpetrol" doli ne shitje edhe me dy licenca, atë te tregtimit te gazit dhe energjisë, çka ndikoi edhe ne rritjen e vlerës se saj. Njëkohësisht, pronari i "Albpetrol" do te ketë edhe te drejtën e shfrytëzimit te vendburimeve te reja te naftës. Procesi i privatizimit është shoqëruar me debate te forta nga eksperte, te cilët kundërshtuan formën e shitjes. Sipas tyre, kriteret e përcaktuara ne tender i japin pushtet te palimituar kompanisë fituese. "Albpetrol" ishte privatizimi i fundit strategjik i qeverise shqiptare. Nëse konsorciumi amerikan qe ofroi vlerën me te larte do te shpallet fitues atëherë kjo shitje do te përmirësoje edhe arkën e shtetit, financat e te cilës janë tkurrur ndjeshëm për shkak te krizës.

Race for the sale of "Albpetrol", was accompanied by financial offers passed expectations. Noon Friday ran the tender for the privatization of oil single "Albpetrol" l and in the race took part 6 companies, from America, Russia, Saudi Arabia and China. The highest bid came from the U.S. consortium's financial hub in Chicago, "Veltro Silkroad Equti" amounting to 850 million euro. Then the company from Dubai, "Amber Shine" 790 million euros, while the Canadian company that currently operates in Albania, "Bankers Petrolim" offered 303 million euros. Two other firms in the race, among them Russian "Gazprom" they lack documentation, namely the form of the bid security. Opening of tender provides for the first submission of bids. After this evaluation committee to deal with the verification of documentation and participating firms will then be declared the winner. Over "Albpetrol" in private ownership, present state does not have any right in subsoil wealth and Surface hydrocarbon sector. On the other hand the company "Albpetrol" went on sale with two licenses, gas and energy trading, which led to even increase its value. At the same time, the owner of "Albpetrol" will be the right of use o...

Free Traffic Exchange